Fjalimi i Ardian Kastratit: Shtyhen me fjalë në distancë me ministren Haxhiu

Fjalimi i Ardian Kastratit: Shtyhen me fjalë në distancë me ministren Haxhiu

Deputeti Ardian Kastrati, tha se propozimet që sot erdhën nga Ministria e Drejtësisë lidhur me ndryshimet në draftin e procedurës penale, nuk ishin votuar nga Vetëvendosja më 2019.

“Natyrisht që procedimi i draftit të procedurës penale, është për mirëadministrimin e drejtësisë, pa dashyim që falënderojmë departmentin, ministrinë, ambasadën amerikane dhe shoqërisë civile. Është e domosdoshme kjo, por si është e mundshme që tani, këtij karvani po i prin një strukturë politike, ta zëmë kur vjen puna për suspendimin e personit zyrtar që vihet në aktakuzë, kur e njëjta nuk e ka votu në 2019-tën. Sepse këta paskan projektuar që nga ajo kohë deri sot kanë me pasë një seri të aktakuzave madje duke përfshi edhe kryeministrin e tyre, mandej ministrja e drejtësisë e cila paradite është në bankat e gjyqit, masdite atje, deputetë në procese për aktakuza për korrupsion.  Ju që s’keni sensin dhe sentimentin për drejtësi, prezantoni këtu gjëra që janë prezantu në 2019. E keni kallë këtuhen krejt me mollotova e gjithcka nuk mund të jeni kredibil me këtë, sic kishte me thënë një koleg i juaji që folë shumë bukur latinisht: o tempora, o mores”, ka thënë Kastrati

Por ndaj kwsaj nw fjalwn e saj nw foltore, reagoi ministrja Haxhiu.

“Disa cështje që u ngritën nga deputetët e Kuvendit jo nga soji i këtji deputeti, fatkeqësi qysh i thotë vetes deputet i Kuvendit”, ka thënë Haxhiu, përcjell Periskopi.

 

 

 

Shpërndaje në: