Fjalosje, gjuhë e ashpër, hallakamë: Një fishkëllimë dëgjohet në Kuvend

Fjalosje, gjuhë e ashpër, hallakamë: Një fishkëllimë dëgjohet në Kuvend

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në orën 15:00, pasi deputetët e PDK-së kanë lëshuar sallën.

Kjo ndodhi si pasojë e një përplasje verbale mes deputetes Blerta Deliu dhe ministres Albulena Haxhiu. Por ndaj ministres Haxhiu, kanë reaguar për fjalorin që përdorë, si ‘kriminelë’, edhe parti të tjera opozitare (LDK dhe AAK).

Në momentin kur kryeparlamentari Glauk Konjufca ka njoftuar për pauzën, një deputet dëgjohet duke fishkëlluar.

“Vetëm 58 deputetë janë në sallë, kështu që shkojmë në pauzë deri në orën 3”, thotë Konjufca derisa në fund të videos më poshtë, ju mund të dëgjoni edhe fishkëllimen e një deputeti (që nuk e dimë se cili mund të ketë qenë, por vinte nga VV-ja :P)./Periskopi

 

Shpërndaje në: