Fjetën tri orë gjatë orarit të punës, suspendohen infermieret

Fjetën tri orë gjatë orarit të punës, suspendohen infermieret

Janë suspenduar infermieret e paemëruara, të cilat në vend se të ndihmonin të sëmurët e spitalit në Shepshed të Anglisë, kanë fjetur për tre orë.

Imazhet e postuara në Twitter, kanë bërë që të merren masa të menjëhershme ndaj tyre, deri në një vendim tjetër pas hetimit të rastit, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë që nuk e kryejnë punën si duhet, menjëherë të largohen prej aty. Ata paguhet nga paratë e taksave tona”, është një nga komentet e shumta.

Në të njëjtën kohë, të gjithëve iu kërkohet të paraqesin me fakte, kur punonjësit shtetërorë nuk respektojnë vendin e punës. /Telegrafi/

Shpërndaje në: