‘Kështu bëj në Kosovë’ – Ky është arsyetimi i zyrtarit të EULEX’it për parkimin e gabuar

Periskopi.com Lajme

Një zyrtar i EULEX-it ka parkuar veturën e tij zyrtare mbi hapësirën e gjelbër pranë trotuarit Prishtinë.

Ai është incizuar nga një qytetar i cili e ka pyetur nëse e parkon veturën njëjtë edhe në vendin ku jeton, e përgjigja e punonjësit të EULEX-it ka qenë se kështu e parkon në Kosovë.

Pas këtij bashkëbisedimi zyrtari futet në veturë dhe largohet.