Flasin dëshmitarët që panë tragjedinë e spitalit në Tetovë

Flasin dëshmitarët që panë tragjedinë e spitalit në Tetovë

Banorët e Tetovës të cilët në momentin e shpërthimit kanë qenë në afërsi të spitalit modular rrëfehen për Alsat se kjo është një tragjedi shumë e rëndë e cila nuk mbahet mend në 40 vitet e fundit.

“Mbrëmë kemi parë një tragjedi të cilën nuk e kemi parë që 40 vite në këtë lagje. Jetoj këtu afet, t’ju them të drejtën jam pa gjumë, sikurse e dhe ju, me siguri gjithë natën keni bërë hulumtime. Kjo si ngjarje që kam parë unë, ka ndodhur diku ora 21:04 ose 21:05 minuta, në këtë moment dikush është lajmëruar, ka njoftuar organet kompetente, zjarrfikësit, policinë. Në ora 21:10 minuta kam qenë këtu afër diku, dy të parat veçmë se ishin të djegura…zjarrfikësit ishin në vendngjarje, aq sa kanë mundur ata ta bëjnë punën e vete… Kemi ndihmua familjarët me ujë me diçka, u munduam që të ndihmojmë të shpëtojmë, por ata që kanë shpëtuar kanë ndihmuar veten, kanë pas fuqi dhe kanë dalë, sepse e dimë që kanë qenë në oksigjeno terapi”, u shpreh një dëshmitar okularë.

Ndërkohë një tjetër dëshmitarë hedh dyshime se mos vallë zjarri ka qenë i qëllimshëm, duke pas parasysh se kohë më parë persona të panjohur tentuan ti dëmtojnë gypat e oksigjenit.

“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar, kjo nuk përshkruhet me fjalë, mendoj mos është e qëllimshme. Në rast se është e qëllimshme, nuk është e njerëzishme… Se njëherë gypat i prenë për aspiratorët, e tash kjo e dyta…”, u shpreh një tjetër dëshmitarë.

Shpërndaje në: