Flasin familjarët e vitkimës në Gjilan

Flasin familjarët e vitkimës në Gjilan

Ngjarja ku një person mbeti i vrarë nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka bërë që familja e tij të kërkojë sqarime nga institucionet më të larta të shtetit.

Vëllai i Besimit, Bekim Ramadani thotë se vëllai i tij, kishte probleme mentale, dhe ka qenë i shtrirë në spital por në të shumtën e rasteve mjekët janë tallur me gjendjen e tij shëndetësore, raporton KTV.

Ndërkaq vrasjen e vëllait nga policët, Bekimi e sheh të paarsyeshëm, pasi siç thotë policët duhet të kishin metoda të tjera për ta ndalur euforinë e tij.

Bekimi thotë se mjekët e repartit të psikiatrisë dhe neurologjisë në Gjilan, ku ka qenë i shtrirë vëllai i tij, është dashur të kontrollonin më shumë lëvizjet e Besimit, dhe jo ti lejohej atij dalja e pa nevojshme dhe pa asnjë kontroll.

Sigurimi i këtij reparti, pranon se dalin për shëtitje pacientët, por nuk ka ndodhur asnjëherë të mos kthehen.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë së Kosovës në Gjilan, ka thënë se policia ka përdorur të gjitha format ligjore, deri te momenti i shkrepjes së zjarrit.

 

Shpërndaje në: