Flet Driton Selmanaj, kjo është e vërteta rreth aderimit tim në AKR!

Flet Driton Selmanaj, kjo është e vërteta rreth aderimit tim në AKR!

Analisti politik, Driton Selmanaj ka thënë që zëri se ai do të aderoi në AKR nuk është i vërtetë.

“Unë nuk do të shkoj në AKR, nuk kam çfarë shtoj më tepër, nuk është e vërtetë”, tha Selmanaj për Blic.

Ditë më parë nëpër portale të ndryshme kanë qarkulluar disa foto të Driton Selmanajt me deputetin nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj ku thuhej se Selmanaj është gati të aderoi në LDK-në.

I kontaktuar nga Gazeta Blic, Selmanaj ka mohuar se ai mund të bëhet pjesë e LDK-së.

Ndërkaq në anën tjetër Gazeta Blic i ka siguruar disa fotografi, ku Driton Selmanaj shihej me zëvendëspresidenten e AKR-së, Albena Reshitaj.

Prapë ky i fundit ka hedhur poshtë lajmin se ai do të aderoi në AKR.

Ditëve të fundit ka pasur aderime të shumta. Aderimi më i fundit ishte ai i publicistit dhe gazetarit Halil Matoshi, i cili iu bashkua partisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj./GazetaBlic.com/

Shpërndaje në: