Flet Haki Abazi tregon fituesin e zgjedhjeve të 11 qershorit

Flet Haki Abazi tregon fituesin e zgjedhjeve të 11 qershorit

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi në një prononcim për GazetaBlic ka folur në lidhje me atë se kush do të dalë fituese në këto zgjedhje, duke e cilësuar si të vështirë për tu përcaktuar.

“Unë mendojë që trendët botërore janë që të krijohen befasi të trupit elektoral për të bërë ndryshim dhe është shumë e vështirë për faktin se koalicionet parazgjedhore dhe situata e krijuar si rezultat i fillimit të Gjykatës Kushtetuese e cila në mënyrë jo kushtetuese e përcakton se kush ka të drejt si i vetëm ose si koalicion të krijojë shumicën në parlament” tha Abazi.

Sipas Abazit, fuqia e votuesit në një farë forme është zbehur në përgjithësi.

“E ka fut demokracinë parlamentare dhe e ka zbut fuqinë e votuesit në përgjithësi, tani duhet parë se si do të nisë fushata elektorale çfarë oferte do të ketë dhe çfarë bashkëpunimi ndërmjet partive do të ketë, përkundër faktit që ato mund të mos jenë në koalicion të përbashkët për shkak se është arrit një vetëdijesim i të gjitha partive që nuk ka mundësi as një parti e vetme ta krijojë qeverinë e as një koalicion gjithashtu.

D.m.th do të shohim se në çfarë forme do të shkojë bashkëpunimi dhe sinteza e përbashkët e partive dhe të koalicioneve që do të garojnë në zgjedhje” ka përfunduar Abazi.

Ndryshe, zgjedhjet parashihen që të mbahen me 11 qershor të këtij viti dhe afati për zyrtarizmin e koalicioneve tashmë është mbyllur.

Koalicionet e arritura deri tani janë : PDK- AAK- NISMA si dhe LDK- AKR- AL. Vetëvendosje do të garojë e vetme në këto zgjedhje.

Shpërndaje në: