Flet ish-menaxheri i Fifit: Problemet e saj shëndetësore nuk janë skenare

Flet ish-menaxheri i Fifit: Problemet e saj shëndetësore nuk janë skenare

Ngjarjet e fundit në shtëpi kanë shtyrë Fifin që ditën e sotme të lërë shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Situatat e krijuara në shtëpi kanë rënduar gjendjen emocionale të këngëtares duke lënë kështu përfundimisht shtëpinë dhe për tú marrë më shumë me shëndetin e saj.

Së fundmi ka qenë ish menaxheri i këngëtares, Xhulian Shabani, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka rrëfyer sfidat dhe vështirësitë që këngëtarja ka kaluar për të arritur këtu ku është sot.

Ai gjithashtu tregon se këngëtarja dhe më herët ka vuajtur nga problemet shëndetësore, duke hedhur poshtë kështu akuzat që i janë bërë për “shpërthimet”e saja si pjesë e një skenari.

Në fund të postimit të tij ai shkruan se Fifi do “fitojë do luftë”, pasi ajo mundet dhe gjithë njerëzit që e duan do i ketë gjithmonë afër.

“Fifi ishte personi që kishte mundësi të përballoj shumë luftra dhe ambicje njëkohësisht t’i fitoj. Problemet e saja shëndetësore, të përkohshme i njoh shumë mire, nuk janë as bllofe e as pjesë e skenarit. Ajo êshtë një vajz që udhëtoj nga Prishtina për në Shkup çdo ditë që krijoj atë që ndjente, ëndërronte. Me ndihmën tonë arriti që të dalë para publikut, thyem shumë barriera dhe emisioni tek Arian Çani, ku titulluam emisionin “Vaçe Zela e ardhme shqiptare” arriti të përfitoj zemrat e shumë shqiptarëve dhe produksioneve.

Edhe pse #JukeboxGroup ndaloi funksionuari për shkak trazirave politike në RVM, ne si produksion e propozuam që të vazhdoje karieren në produksion tjetër edhe pse ne luftën me vendin ku filluam karierat e humbëm Fifi luftën e vazhdoi nga Shqipëria. Fifi do ta fitoj çdo luftë sepse mundet dhe din! Neve do na ketë afër çdo herë që të duhet!”, shkruan ai.

Shpërndaje në: