Flet KQZ: Ja kur i shpallim rezultatet e Drenasit
Flet KQZ: Ja kur i shpallim rezultatet e Drenasi
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka njoftuar se në zgjedhje kanë marrë pjesë 23,861 persona apo 45,49 për qind.
Daka gjithashtu ka theksuar se procesi zgjedhor në Drenas, ka shkuar mirë, “pa ndonjë parregullsi e cila do të cenonte integritetin e zgjedhjeve”.
KQZ ka njoftuar se në orën 22:00, pritet të dal me rezultatet e para për zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Drenasit.



