Kryeprokurori për krimin në Deçan: Ka pista të ndryshme të hetimit

Periskopi.com Lajme

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj thotë se po punojnë në drejtim të zbardhjes së rastit të sulmit ndaj autobusit në Deçan ku u vranë tre persona, dy prej tyre nxënës.

Ai tha se po hetojnë në disa pista.

“Deri tash informatat që ne posedojmë janë tri viktima. Është shoferi i një autobusi dhe dy nxënës. Një është i plagosur”, tha Isufaj.

“Ka pista të ndryshme të hetimit. Për momentin nuk kemi motiv të caktuar dhe nuk kemi më shumë informata. Jemi duke punuar”, shtoi ai.

“Nuk mundem me thënë tash për numrin e personave të dyshuar, veçse jemi duke punuar në drejtim të identifikimit të kryrësve të mundshëm të këtij rasti tepër tragjik”, tha Isufaj.

“Është shumë herët me fol diçka për këtë sepse nuk dëshirojmë të spekulojmë por jemi duke punuar në këtë drejtim’, theksoi ai.