Flet Lladrovci: Gjithmonë kam qenë në shërbim të vendit dhe partisë

Flet Lladrovci: Gjithmonë kam qenë në shërbim të vendit dhe partisë

Ai për Periskopi.com thotë se nuk ka menduar ndonjëherë se çka është më e mira për të, kur u pyet nëse më mirë si ambasador apo kryetar i Drenasit.

“Gjithmonë kam qenë në shërbim të vendit dhe partisë. Kurrë nuk kam zgjedh çka është më mirë për mua”, thotë Lladrovci.

La postin e të ngarkuarit me punë në ambasadën e Kosovës në Tiranë e revoltimin e kolegut të tij, Naim Bazaj që tashmë braktisi PDK-në nuk e komenton.

“Kandidimi i mikut tim dhe çdo konkurrenti tjetër është e shëndetshme për demokraci”, thotë Llardrovci për Periskopi.com

“Është normale me besu që fitoj dhe normal që besoj”, thotë ai.

Lladrovci ka kohë që ka braktisur partinë për tu angazhuar në diplomaci e tashmë përveç Naim Bazajt, që do të jetë kandidat i pavarur ngase është i pakënaqur me kandidaturën e Lladrovcit që u bë nga kreu i PDK-së, Kadri Veseli, konkurrent do të ketë edhe Bedri Nikën nga radhët e LDK-së. /Periskopi/

Shpërndaje në: