Flet mbesa e inxhinierit që vdiq sot në minierën e Artanës: Jemi të goditur nga kjo fatkeqësi

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin tonë.

Dy minatorë të minierës Artana kanë vdekur si pasojë e shembjes së dheut, derisa ende vijojnë ekipet për nxjerrjen e trupave të pajetë.

 

 

Mbesa e Haki Arifajt, njërit nga viktimat e sotëm, ka folur për Klan Kosovën, derisa ka treguar për gjendjen e familjes, e cila thotë se janë të rënduar.

“Xhaxhi im ka lënë gruan me tre fëmijë, vajza e madhe 18 vjet dhe dy djem, njëri 16 dhe tjetri 7. Xhaxhi ka punu në minierë si inxhinierë që nga viti 2010, ndërsa s’ka pas ndonjë problem më herët. Kjo fatkeqësi na ka godit rëndë të gjithëve.

Ai para së të punonte në minierë ka punu si profesor në shkollën “Emin Duraku”, këtu në Gllogovc të Lipjanit. I ka edhe 4 vëllëzër të gjithë me familje, kushtet i kemi mesatarisht si shumica e familjeve në Kosovë”, tha Besarta Arifaj.

Ajo shtoi tutje se përveç postime që kanë bërë liderët politikë, s’kanë marrë si familje ndonjë mesazh privat nga ana e tyre.

“Akoma s’ka diçka të tillë si telegram apo mesazh privat nga krerë të institucioneve. Neve siç na kanë thënë, xhaxhi ka pas të zëna ekstremitetet e ku i janë blloku muskujt dhe më pas s’i ka funksionu organizimi. S’kanë mujt me nxjerrë nga gërmadhat pjesën e poshtme, pasi i ka të zëna nga gërmadhat.

Ndryshe, qeveria në detyrë në krye me Albin Kurtin, ka ndarë nga 30 mijë euro për familjet e dy viktimave, ndërsa u ka ofruar bursa fëmijëve që vazhdojnë shkollimit. Po ashtu, djalit të madh të Idrizit, 21 vjeç, do t’i ofrohet mundësi punësimi në minierë.

Shpërndaje në: