Flet Pele pasi biri i tij tha se ai ishte në depresion dhe turpërohej të dilte nga shtëpia

Flet Pele pasi biri i tij tha se ai ishte në depresion dhe turpërohej të dilte nga shtëpia

Legjenda braziliane, Pele ka folur për herë të parë prej kur biri i tij tha se ai nuk mund të largohej nga shtëpia.

Biri i Peles, Edinho tha se tre herë fituesi i Kupës së Botës, 79-vjeçar, ishte shumë i turpëruar të dilte në publik për shkak të problemeve me ecje, transmeton Periskopi.

Por Pele, gjërësisht i konsideruar si lojtari më i madh i të gjitha kohëve, tha: “Jam mirë. Vazhdoj t’i pranoj limitet e mia fizike në mënyrën më të mirë të mundshme, por pretendoj ta mbaj topin në rrokullisje.”

Pele shënoi, rekord botëror, 1281 gola në 1363 paraqitje gjatë karrierës së tij 21-vjeçare, përfshirë 77 gola në 91 paraqitje me Brazilin. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: