Flet për coronavirusin, kroati sjell pamjet nga Kina – gati u arrestua nga policia

Flet për coronavirusin, kroati sjell pamjet nga Kina – gati u arrestua nga policia

Numri i viktimave të një epidemie të coronavirusit që ka shpërthyer në Kinë dhe është përhapur në të gjithë botën është rritur në të paktën 80 vdekje dhe më shumë se 2.800 të infektuar, të paktën sipas shifrave zyrtare.

Por sipas disa vlerësimeve, numri aktual mund të ishte shumë më i lartë.

Jashtë Kinës kontinentale, më shumë se 50 raste janë konfirmuar në 13 vende, duke përfshirë të paktën pesë në Shtetet e Bashkuara dhe tre në Francë.

Shumica dërrmuese e të infektuarve dhe të gjithë ata që vdiqën janë raportuar në Kinë.

Kujtojmë, autoritetet kineze kanë vendosur “masa karantine”, së pari mbi qytetin shumë milionësh të Wuhan, i cili është epiqendra e epidemisë, dhe më pas mbi 14 qytete të tjera të mëdha në provincën Hubei.

Dhe lidhur me situatën atje, mediumi kroat thotë se ka kontaktuar Franjo Tushek, një kroat që u zhvendos nga Zagrebi në Kinë disa vjet më parë, ku ai punoi si mësues i anglishtes, përcjell Telegrafi.

Ai, sipas Index.hr, që ka publikuar pamjet, gjithashtu bëri një regjistrim nga një rrugë në Haikou, por pati një përballje disi dramatike me zbatimin e ligjit kinez.

Përkrah tij qëndronte një makinë policie, të tillë çfarë ai thotë se nuk e kishte parë kurrë në tre vjet në Kinë, dhe policia ishte gjithashtu me uniforma që ai kurrë nuk kishte parë më parë.

Ai beson se bëhet fjalë për zyrtarë të shërbimeve sekrete kineze, ose Ministria e Sigurisë së Shtetit.

Por çfarë bie në sy në shkrimin e mediumit kroat është fakti se oficerët i thanë tij që “regjistrimi ishte i ndaluar” dhe i kërkuan që të “fshinte regjistrimin”.

Gjithsesi, siç pretendon mediumi kroat, ai e kishte dërguar regjistrimin, përpara se ta fshinte.

“Ata më pyetën se nga isha unë, çfarë po bëja këtu, dhe më në fund më thanë të qëndroja i sigurt, me siguri duke menduar për virusin”, ka thënë ndër tjerash Tushek.

Shpërndaje në: