Flet përfundimisht ish-ministri Tahiri: Kjo është lidhja ime me ‘Habilajt’

Flet përfundimisht ish-ministri Tahiri: Kjo është lidhja ime me ‘Habilajt’

 

Saimir Tahiri, ish ministër i Brendshëm i Shqipërisë ka sqaruar marrëdhëniet e tij me kushërinjtë Habilaj, të njohur si një bandë kriminale.

Tahiri tha se Habilajt i ka kushërirë të largët, të rangut 7 apo 8, me të cilët nuk ka pasur kurrfarë raporti.

‘’Nuk i kam njohur mirë,  as që kam pasur ndonjë marrëdhënie. Unë nuk kam pasur raporte që të rri e të ndaj gjëra të mija. Nuk e di ndoshta në festa familajre mund të kemi qenë apo ndenjur, Por nuk kemi pasur marrëdhënie  të afërta kurrë’’, ka thënë ai, raporton Periskopi.

Ai thotë se e vetmja marrëdhënie e tij me Habilajt, për çka edhe mban përgjegjësi morale është  shitja e makinës atyre, pasi kishte marrë postin e minsitrit në vitin 2015.

‘’E vetmja marrëdhënie për të cilën mbaj përgjegjësi morale dhe i kam kërkuar falje edhe publikut, është që unë pak ditë pas marrjes së detyrës si ministër, pashë të arsyeshme të shisja makinën time ‘’, ka treguar ai.

‘’Kam shitur makinën me noteri të rregullt. Nuk e kujtoj çmimin. Kam shitur një makinë të cilën familjarët e mi i njohnin si blerës të mundshëm dhe e shitëm atë’’, shtoi ai.

Tahiri i penduar tha se ‘’unë duhet të kisha kërkuar mirë kujt po ia shitja makinën. Të isha më i kujdeshëm. Është gabim, por jo faj.’’, tha ai.

Gjykata e Katanias në dosjen prej më shumë se 400 faqesh që vulosi fatin e Moisi Habilajt dhe bandës së tij, përmend edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas gjykatësve dhe prokurorëve italianë, Habilaj përmend Tahirin si kushëririn e tij, si mbështetës të veprimtarisë në shkëmbim edhe të parave për fushatë./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: