Flet Policia: I mituri me autobus shkaktoi tre të lënduar në Skenderaj

Flet Policia: I mituri me autobus shkaktoi tre të lënduar në Skenderaj

Dje në qytetin e Skënderajt një person i mitur rreth moshës 17 vjeçare e ka rrëmbyer një autobus, të cilin e ka vozitur në një distancë të caktuar, duke shkaktuar një aksident që ka rezultuar një veturë të dëmtuar.

Lajmin  e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

” Dje ka ndodhur aksidenti. Një person i mitur rreth moshës 17 vjeçare e ka marrë autobusin dhe ka shkaktuar aksident me tre të lënduar. Rasti është trajtuar aksident me të lënduar”.

Zahiti konfirmon se për këtë rast edhe shoferit të autobusit i është shqiptuar dënimi për kundërvajtje për masën e sigurisë së mjetit transportues.

“Edhe shoferi ka marrë dënim për mos sigurimin e mjetit transportues duke mundur të hyj i dyshuari”- shtoi Zahiti për Klan Kosova.

 

 

Shpërndaje në: