Flet profesoresha që u rrah në fakultet: Nuk e prita, sulmi ishte i paprovokuar

Flet profesoresha që u rrah në fakultet: Nuk e prita, sulmi ishte i paprovokuar

Profesoresha e UP-së, Hatixhe Latifi-Pupovci  u sulmua sot nga një person në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook para pak momentesh, ku ka folur për ngjarjen duke dhënë kështu detaje të reja. Ajo ka thënë se sulmi ndaj saj ishte i papritur dhe i paprovokuar dhe i shkaktuar nga motive të pakuptueshme.

Ajo ka treguar se është sulmuar nga prindi i një studenti, gjinekologu Arsim Gashi, i cili është ndarë i pakënaqur me notën të cilën e ka vlerësuar djalin e tij student.

“Të dashur miq, po më vjen shumë keq për shqetësimin që ka mund të ju sjell lajmi që veç qenka nëpër portale rreth sulmit që më ka ndodhur. Ka qenë një sulm krejtësisht i pa pritur dhe i pa provokuar, i shkaktuar nga motive të pa kuptueshme për mua. Studenti i pakënaqur me notën e provimit ka mënyra të tjera akademike për të kërkuar drejtësinë, ndërsa ndërhyrja e prindit është krejtësisht e pa pranueshme”, ka shkruar ajo në Facebook.

Latifi-Pupovci ka thënë se është për keqardhje se si doktori Gashi ka zgjedhur dhunën për të qëruar hesapet me të. Ajo thotë se pret dënimin e merituar ndaj tij.

“Është për keqardhje që ky prind, edhe vet mjek, nuk e kupton  se sa me rëndësi është mbajtja e kriterit në një lëndë kyçe për formimin e çdo mjeku të ardhshëm. Por, zgjedh dhunën si rrugë për arritjen e qëllimit të vet. Si duket specialisti i gjinekologjisë, dr. Arsim Gashi, nuk e ka herën e parë që përmes dhunës tenton t’i zgjidh problemet. Prandaj pres që ta merr dënimin e merituar”, ka shkruar ajo.

Mediat kanë raportuar se rasti ka ndodhur sot në Fakultetin e Mjekësisë rreth orës 14:30, pasi Gashi ka shkuar së bashku me të birin tij, i cili është student tek profesoresha Latifi-Pupovci. Dyshohet se Gashi e ka grushtuar Latifi-Pupovcin, për shkak të disa pakënaqësive lidhur me ankesat e djalit të tij.

Shpërndaje në: