Flet Prokuroria për vrasjen në Pejë: Dy persona të arrestuar, njëri nga ta ka plagë nga përleshja

Flet Prokuroria për vrasjen në Pejë: Dy persona të arrestuar, njëri nga ta ka plagë nga përleshja

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka dhënë detaje rreth vdekjes së një personi i cili nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra pas një përleshje me thikë.

Nikçi tha se si pasojë e lëndimeve të marra, një person i moshës 26 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë nën masën e ndalimit, ku njëri dyshohet për veprën penale “vrasje” ndërsa tjetri për veprën penale “shkaktim të lëndimeve trupore”.

“Ajo çka mund të ju konfirmoj për këtë çështje është se edhe njëri nga personat e arrestuar ka plagë nga përleshja që ka ndodhur paraprakisht ku në vend të ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës së bashku me prokuroren e departamentit  të Krimeve të Rënda ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e kësaj çështje penale”, është shprehur Nikçi në “Info Magazine” në Klan Kosova.

 

Shpërndaje në: