Flet shqiptari, ish-bashkëlojtar i Ibrahimovicit në Suedi: Zlatani ishte shumë, shumë belaxhi

Flet shqiptari, ish-bashkëlojtar i Ibrahimovicit në Suedi: Zlatani ishte shumë, shumë belaxhi

Lajm Tv nga Shkupi ishte në Malmo të Suedisë në vendlindjen e Zlatan Ibrahimovic në lagjën e Rosengard.

Duke iu falënderuar trajnerit të njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Malmo të Suedisë, Agim Sopi, aty kanë takuar shqiptarin Adi Hoxha, bashkëlojtarin e dikurshëm të Zlatan Ibrahimovicit.

Në intervistën për Lajm Tv, Hoxha, i lindur në Suedi, por me origjinë nga Struga, mes tjerash ka rrëfyer se Ibrahimovic si fëmijë ka qenë një djal që ka dashur gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes.

“Belaxhi, belaxhi, shumë belaxhi. Po gjithmonë është dashur ta shikojmë ç’bën dhe kush është ai. Zlatani e njoh që në moshën 6 vjecare. Sot jam 40 vjec”, deklaron mes tjerash Adi Hoxha.

Më poshtë është kronika e përgatitur në Malmo:

Shpërndaje në: