Flet Topalli pasi shënoi gol në Turqi, tregon kujt ia dedikoi

Periskopi.com Sporti

etmir Topalli ka shënuar golin e parë me Yeni Malatyaspor në Superligën e Turqisë.

22 vjeçari realizoi në kohën shtesë kundër Gaziantepspor për të barazuar rezultatin 2-2.

Në një intervistë për Indeksonline, Topalli ia dedikoi golin gjithë shqiptarëve për Ditën e Flamurti.

“Ky gol ka qenë sot për ditën e flamurit. Kam qenë i motivuar sot për shkak të festës dhe festova me shqiponjë. Jam ndje shumë mirë pasi ka qenë goli i parë në Superligë. Nuk kam pas shumë minuta, jam mundur që në atë pak kohë me i kry detyrat që mi jep trajneri me dhënë maksimumin. Falë Zotit qëllova në vendin e duhur dhe shënova”

Ish sulmuesi i Ballkanit, shpreson se ky gol do të jetë shkak që të ketë më tepër minutazhë në të ardhmen.

“Vetëbesimin e kam arrit dalëngadal, por ky gol do të më ndihmojmë më tepër. Shpresoj që me këtë gol do të marrë minuta edhe më shumë dhe të dëshmojë vetën në gjitha aspektet” shprehet Topalli.

Shpërndaje në: