Flet trajneri i Shkupit: E njohim mirë kundërshtarin, ndeshja ndaj Ballkanit është historike

Flet trajneri i Shkupit: E njohim mirë kundërshtarin, ndeshja ndaj Ballkanit është historike

Trajneri i Shkupit, Goce Sedlloski ka theksuar se ndeshja e nesërme ndaj Ballkanit do të jetë historike.

Ballkani dhe Shkupi takohen nesër nga ora 20:00 në kuadër të “Play Offit” të kualifikimeve për fazën e grupeve të Conference League.

Sedlloski thotë se i njeh mirë kundërshtarët, teksa tha se duan të jenë pjesë e historisë.

“Sa i përket ndeshjes së nesërme sigurisht që duhet të luajmë mirë, të jemi të fokusuar në maksikum dhe të marim rezultat pozitiv, mendoj se jemi gati për një gjë të tillë dhe besoj se edhe futbollistët e mi do të kryejnë me sukses detyrat në fushë. E njohim kundërshtarin mirë dhe dimë se për cilësitë e tyre, ku dhe kemi zhvilluar një ndeshje miqësore me ata”, tha fillimisht Sedlloski.

Për ne kjo është një ndeshje historike, dhe ne duam të jemi pjesë e historisë”, deklaroi kryetrajneri Goce Sedlloski.

Shpërndaje në: