Flet urdhërdhënësi i vrasjes së Enver Hadrit: Nuk do të dorëzohem

Flet urdhërdhënësi i vrasjes së Enver Hadrit: Nuk do të dorëzohem

Njëri nga të dënuarit, Bozhidar Spasiq ka thënë për REL-in në gjuhën serbe, se nuk e ka ndërmend të dorëzohet tek autoritetet belge, transmeton lajmi.net.

Organët shtetërore serbe ende nuk kanë marrë kërkesë zyrtare për ekstradimin e tre vrasësve të Enver Hadrit.

Spasiq thotë se nuk ka asnjë informacion zyrtar për këtë rast, kështu që nuk e ka ndërmend t’ju dorëzohet autoriteteve serbe.

“Unë po planifikoj ta padis shtetin belg dhe atë familjen Hadri për shkak të shqetësimit, padisë së rreme, etj”, ka thënë Spasiq.

Spasiq ishte urdhërdhënësi i vrasjes së Hadrit, pasi që ai aso kohe ishte edhe inspektor kryesor i UDB-së, shërbimit informativ jugosllav.

Enver Hadri u vra në vitin 1990 në Belgjikë. Ai ishte aktivist për të drejtat e njeriut dhe angazhohej fuqishëm për pavarësinë e Kosovës.

Shpërndaje në: