Flet zyrtari i LDK-së: Këto janë kushtet e LDK-së për kandidatin për kryeministër

Flet zyrtari i LDK-së: Këto janë kushtet e LDK-së për kandidatin për kryeministër

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi ka folur për kandidatin e LDK-së që do të prezantohet në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai ka thënë se kandidati i LDK-së për kryeministër duhet të përmbush disa kushte.

” Një njeri  që përqafon vlerat në LDK, që është në LDK, që ka përvojë në qeverisje dhe që është i pranueshëm për strukturat e LDK-së. Kandidati i LDK-së duhet të jetë fituesi zgjedhjeve”, tha Abrashi në Klan Kosova, transmeton Periskopi.

Të gjitha opsionet janë të hapura tha Abrashi, derisa pyetej në studio për kandidatë potencial për kryeministër.

Abrashi tha se vendimin për kandidatin e caktuar e merr Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia e LDK-së.

Ndërsa, për tërheqjen e Mustafës Abrashi tha se bashkëpunëtorët e Mustafës e kanë ditur këtë vendim të tij edhe më herët, sa ka qenë kryeministër i Kosovës.

“Bashkëpunëotrë të Mustafës e kanë ditur këtë edhe më herët. Ai ka hyrë me një qëllim në parti, që ta reformojë. Nuk është tërheqje është plan afatgjatë për partinë. Është vendim i tij që e ka diskutuar edhe më herët”, tha ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: