Flick komenton ndeshjen ndaj Lihtenshtajnin: Fitore që nuk e lumturon askënd

Flick komenton ndeshjen ndaj Lihtenshtajnin: Fitore që nuk e lumturon askënd

Selektori i Gjermanisë, Hansi Flick duket se nuk ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në përballjen me Lihtenshtajnin.

‘Panzerët’ morën një fitore 0:2, por tri pikët nuk ishin krejt çka trajneri kërkonte dhe kjo shihet edhe nga deklaratat e tij pas ndeshjes.

“Në fund të ditës, ishte një fitore, por jo një fitore që jemi të lumtur me të”, ka thënë Flick, përcjell Periskopi.

Gjermania triumfonte me golat e shënuar nga Timo Werner dhe Leroy Sane.

Mbetet të shihet nëse ata do të kenë përmirësime në ndeshjen tjetër, në mënyrë që selektori të jetë më i kënaqur me paraqitjen. /Periskopi/

Shpërndaje në: