Flick para ndeshjes me Borusia Dortmund: Pavarësisht rezultatit, nuk e ndryshojmë qasjen e lojës

Flick para ndeshjes me Borusia Dortmund: Pavarësisht rezultatit, nuk e ndryshojmë qasjen e lojës

Trajneri i Barcelës, Hansi Flick, është deklaruar para ndeshjes kthyese ndaj Dortmundit ku theksoi edhe njëherë se skuadra e tij nuk do të ndryshoj qasjen e tyre, pavarësisht rezultatit (3-0), përcjell Periskopi.

“Ideja që kemi për futbollin është të japim performancën tonë më të mirë të mundshme. Ne kemi kualitet të lartë në ekipin tonë dhe pritshmëria jonë është ta tregojmë atë, lojë pas loje”, tha Flick.

Flick kthehet në Gjermani, ku fitoi gjashtë tituj të jashtëzakonshëm, përfshirë Ligën e Kampionëve, pasi mori drejtimin e mes-sezonit në Bayern Munich në 2019-2020 – në atë që ishte sezoni i tij i parë si trajner në një klub të nivelit të lartë.

60-vjeçari e ka Barcelonën në rrugën e duhur për në sezonin e tij të parë në krye të Barçës.

Barcelona është katër pikë larg Real Madridit në La Liga dhe është në finalen e Kupës së Mbretit, ku edhe përballet me Los Blancos./Periskopi/

Shpërndaje në: