Flori Beqiraj, i dyshuari për sulm seksual ndaj alpinistes është i fejuar dhe zyrtar në një kompani

Flori Beqiraj, i dyshuari për sulm seksual ndaj alpinistes është i fejuar dhe zyrtar në një kompani

Një video e publikuar nga alpinistja e njohur kosovare, Mrika Nikqi tronditi jo vetëm qytetin nga ajo vjen, Pejën por edhe të gjithë Kosovën. Në video shihet një person i cili e sulmon seksualisht të njëjtën. Bëhet fjalë për Flori Beqiraj.

Beqirajt tashmë i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë, pas ngjarjes që ndodhi me datë 27 të këtij muaji.

I dyshuari që sulmoi seksualisht alpinisten, studimet i kreu në Universitetin Publik të komunës së Pejës “Haxhi Zeka”.

Drejtimi në të cilin përfundoi studimet ishte “Kontabilitet dhe Financa”.

Më pas, i dyshuari për sulmin seksual u punësua si zyrtar në kompaninë e sigurimeve “Eurosig” poashtu në Pejë.

Në gusht të këtij viti, Beqiraj gjithashtu u fejua, kjo konfirmohet nga fotografitë që i njëjti ka në rrjetin social facebook.

Çka “e lidh” Beqirajn me Nikqin, është fakti se të dy merren me alpinizëm.

 

 

Shpërndaje në: