Flori Mumajesi: Kam dashuruar vetëm një herë në jetë

Flori Mumajesi: Kam dashuruar vetëm një herë në jetë

Dy këngët e fundit të Florit i kushtohen një dashurie të humbur.

E para është një bashkëpunim me mikun dhe kolegun e tij të ngushtë, Brunon “Ja ke bo vete” dhe “Plas”, me të cilën u prezantua në festivalin e këtij viti të Këngës Magjike.

Që të dy këngët janë pëlqyer shumë nga audienca shqiptare dhe kanë marrë shumë komente pozitive, shkruan rtv21.tv

Por, kujt ia ka kushtuar këto këngë këngëtari, pas largmit të Elvana Gjatës nga “Three Dots”?

Çdo këngë që solli Flori u komentua nga fansat se ishte krijuar për Elvanën. Një gjë e tillë u tha edhe për albumin “3” të Elvanës që iu kushtua atij. Për një kohë të gjatë ata u përfolën në mediat rozë pë një lidhje të mundshme dashurie, por ata asnjëri nuk e pranuan, të paktën publikisht një gjë të tillë.

Pasi mendohet që çdo këngë që bën Flori i kushtohet Elvanës, madje edhe ato që ka shkruar për kolegët e tij, këngëtari gjatë një intervsite me Ardit Gjebrean dha një përgjigjie rreth kësaj çështjeje. Këngëtari tha se ka dashuruar vetëm një herë në jetë dhe se ai person nuk është fytyrë publike.

Shpërndaje në: