Florian Marku flet pas fitores ndaj Luisetto

Florian Marku flet pas fitores ndaj Luisetto

Florian Marku ka shënuar një tjetër fitore në karrierën e tij në boks.

Kampioni i botës në IBF arriti të ruante titullin, duke mposhtur me vendim të jurisë Luisetton, shkruan Periskopi.

Marku ishte më i mirë në secilin raund, për në fund u shpreh se nuk ishte i kënaqur me meçin.

“Faleminderit njerëzit e mi që po më përkrahni. Faleminderit të gjithëve. Faleminderit Sky Sports. Meçi nuk shkoi siç planifikova të gjithin, por kështu janë këto. Megjithatë, ishte mirë. Faleminderit Britani, faleminderit tifozë”, ka thënë Marku, transmeton Periskopi.

Marku në këtë duel ishte i pakapshëm për kundërshtarin e tij dhe priste një nokaut. Kjo mund të jetë arsyeja pse ai tha se nuk shkoi çdo gjë sipas planit. /Periskopi/

Shpërndaje në: