Florian Marku kampion i ri, fiton me vendim të ndarë të jurisë

Florian Marku kampion i ri, fiton me vendim të ndarë të jurisë

Florian Marku ka arritur ta fitojë duelin më të rëndësishëm në karrierën e tij.

Boksieri shqiptar ka mposhtur kundërshtarin Maxim Prodan, me vendim të ndarë të jurisë, shkruan Periskopi.

‘Mbreti shqiptar’ kishte premtuar nokaut për këtë ndeshje, por në ring situata doli të ishte më e vështirë.

Marku vazhdon të jetë i pamposhtur në karrierën e tij në boks, dhe tashmë është kampioni i ri në kategorinë ‘Welt’, në IBF International.

Florian Marku është i pamposhtur, teksa në total në 10 duele të zhvilluara ka fituar 9 prej tyre teksa 1 është mbyllur në barazim. /Periskopi/

Shpërndaje në: