Florian Marku konfirmon meçin e radhës, zbulohet edhe data

Florian Marku konfirmon meçin e radhës, zbulohet edhe data

Florian Marku disa ditë më parë u shpall kampion në kategorinë IBF, pasi mposhti boksierin ukrainas, Maxim Prodan në stadiumin e Tottenham me vendim jurie.

Menjëherë pas këtij triumfi “Mbreti Shqiptar” paralajmëroi së ndeshja e radhës do të vinte shumë shpejt.

Vetëm pak minuta më parë, ai nëpërmjet në postimi në rrjetin social “Facebook” ka konfirmuar se ndeshja tjetër do të luhet më 20 nëntor në Wembley.

Kundërshtari mbetet mister dhe pritet të zbulohet në ditët në vazhdim.

Shpërndaje në: