Floyd Mayweather paguan funeralin e burrit me ngjyrë që u vra nga polici amerikan

Floyd Mayweather paguan funeralin e burrit me ngjyrë që u vra nga polici amerikan

Floyd Mayweather do të mbulojë shpenzimet financiare të funeralit të George Floyd, afro-amerikanit i cili u vra derisa ishte në mbajtje të policisë.

Vdekja e Floyd ka nxitur protesta masive në ShBA pasi një polic i bardhë, Derek Chauvin, vendosi gjurin në qafën e Floyd duke e lënë pa frymë, gjë që rezultoi me vdekjen e tij, transmeton Periskopi.

Chauvin u dënua të premten me vrasje të shkallës së tretë.

p1e9pstg731o3318nipl71g53451f.jpg

Dhe tani, boksieri legjendar ka treguar mbështetjen e tij për Floyd, duke ofruar të paguajë shpenzimet e funeralit.

Në fakt, duket se ai definitivisht do të kryejë shpenzimet financiare, pasi tashmë ka kontaktuar me familjen e tij, e cila ka pranuar ofertën.

“Ai sigurisht do të inatoset me mua që po e them këtë, por po [Mayweather] definitivisht do të paguajë për funeralin e tij,” tha drejtori i kompanisë së amerikanit, Leonard Ellerbe.

“Floyd ka bërë gjëra të tilla në 20 vitet e fundit,” shtoi Ellerbe.

Kjo nuk është hera e parë që Mayweather paguan për një funeral.

Në vitin 2011, ai mbuloi koston e funeralit të boksierit, Genaro Hernandez, i cili vdiq nga kanceri. Mayweather e kishte fituar titullin e parë botëror, pasi e mposhti Hernandezin më 1998. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: