Floyd Mayweather tregon koleksionin e orëve super të shtrenjta: Nuk e rr*aj për askënd

Floyd Mayweather tregon koleksionin e orëve super të shtrenjta: Nuk e rr*aj për askënd

Kampioni i boksit, Floyd Mayweather ka shpërthyer kundër kritikëve të tij, të cilët janë shpeshtuar kohëve të fundit. 

Boksieri amerikan vazhdimisht ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së tij luksoze, por edhe deri diku kriminale, shkruan Periskopi.

E 41 vjeçari e ka gjetur një mënyrë të stilit të tij për t’iu përgjigjur kritikuesve.

Mayweather me një video të postuar ka treguar koleksionin e orëve të tij, që janë secila më e shtrenjtë se tjetra.

Ai gjithashtu i ka ofenduar rëndë kritikuesit e tij dhe ka bërë me dije se nuk ‘e rr*an fare për askënd’. /Periskopi

Shpërndaje në: