FMN i thotë po rritjes së pagave e pensioneve

Në konferencën e përbashkët të ministrit të Financave Arben Ahmetaj me shefen e misionit të FMN-së në Shqipëri Anita Tuladhar u mësua se FMN ka arritur marrëveshje lidhur me buxhetin e vitit 2017 për politikat bazë mbi të cilat mbështetet ky buxhet “kushtëzuar nga zgjidhja e detyrimeve të prapambetura nga ana e qeverisë qëndrore”
Tuladhar: “Buxheti mundëson dhe një rritje të moderuar të pagave në sektorin publik dhe pensioneve duke qëndruar niveleve të buxhetit të pagave të vitit 2016, e shprehur si përqindje e PBB.
Gjithashtu buxheti “Mundëson dhe rritjen e burimeve për njësitë e qeverisjes vendore kushtëzuar kjo me zgjidhjen në kohë të detyrimeve të prapambetura të qeverisjes vendore” , tha Tuladhar.
FMN kerkon fuqizimin e mbledhjes se te ardhurave
Tuladhar: Buxheti i vitit 2017 ka në synim të tij arritjen e një suficiti primar prej 07% të Produktit të Brendshëm Bruto. Për të arritur këtë qeveria është e angazhuar për të pasur një paketë fiskale që ndër të tjera do të mbështetet në rritjen e të ardhurave të lidhura me naftën, kufizimin e përjashtimeve tatimore dhe me fuqizimin e mbledhjes së të adhurave të tatimit mbi pronën.
Gjatë këtyre ditëve Rama ka deklaruar se buxheti i 2017 ka një fond prej 100 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve por nuk është përcaktuar ende niveli i rritjes së pagës e pensioneve.
FMN rikthehet ne janar, kujdes detyrimet e prapambetura
Tuladhar: Krahas aprovimit të buxhetit dhe paketës fiskale për të cilën është rënë dakord, FMN tha se qeveria është angazhuar dhe për masa paraprake për të trajtuar çështjen e detyrimeve të prapambetura të qeverisjes vendore dhe për të fuqizuar tatimin mbi pronën
FMN do të vijë sërish në janar 2017 në Tiranë për të analizuar progresin e arritur në zbatimin e angazhimeve për programin.