Fonesca mban sekret përplasjen me Dzekon: Nuk dua të flas për këtë

Fonesca mban sekret përplasjen me Dzekon: Nuk dua të flas për këtë

Roma mund me vështirësi Spezian në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A.

Ditë më parë u raportua se lojtarët e Romës, janë kundërvënë trajnerit, Puolo Fonseca, dhe se kryesori për këtë rrëmujë, është Edin Dzeko.

Tani, Fonseca pas ndeshjes u pyet nga gazetarët italianë për situatën.

“Dzeko? Unë mendoj për skuadrën. Për këtë kam folur tashmë, kuptoj kuriozitetin tuaj por nuk dua të flas më shumë”, tha Fonseca.

“Ajo çka ka rëndësi është sot, djemtë kanë marrë një fitore të madhe”, përfundoi Puolo Fonseca.

Trajneri “Giallorossi” nuk deshi të shpjegojë të vërtetën me situatën e boshnjakut, por sipas mediave italiane, Dzeko mund të behet një “Papu Gomez” i ri, nëse Fonseca qëndron në krye të stolit të Romës.

Sipas mediave, Massimiliano Allegri është kandidati kryesor për marrjen e drejtimit të Romës.

Shpërndaje në: