Fonseca paralajmëron Italinë, fton për kujdes ndaj Ronaldos dhe Portugalisë

Fonseca paralajmëron Italinë, fton për kujdes ndaj Ronaldos dhe Portugalisë

Ish trajneri i Romës, portugezi Paulo Fonseca, ka dhënë disa komente për shortin e mbrëmshëm të Play Off kualifikueseve.

Fonseca ka paralajmëruar italianët për kombëtaren e Portugalisë, e në veçanti edhe Cristiano Ronaldon.

“Fernando Santos është trajner i mirë, ne i falenderohemi atij për triumfin në Euro 2016, por ndonjëherë Portugalia nuk luan si skuadër, s’kemi luftuar së bashku”, ka thënë Fonseca, transmeton Periskopi.

“Ne kemi humbur kolektivitetin, gjë që e bëri Italinë skuadrën më të mirë në Euro. Nuk mund të harrojmë Cristiano Ronaldon. Ai është shënuesi më i mirë në histori, por Portugalia është më shumë sesa ai”, shtoi mes tjerash ish trajneri i Romës.

Italia dhe Portugalia do të përballen me njëra tjetrën në gjysmëfinale të play off. /Periskopi/

Shpërndaje në: