‘Forbes’ publikon listën e 20 futbollistëve më të paguar në botë – kësaj radhe CR7 nuk kryeson

‘Forbes’ publikon listën e 20 futbollistëve më të paguar në botë – kësaj radhe CR7 nuk kryeson

Lionel Messi vazhdon të jetë fituesi më i madh në futboll, jo vetëm në fushë por edhe financiarisht.

Argjentinasi së fundmi është renditur nga “Forbes” si futbollisti më i paguar në botën e futbollit, me Cristiano Ronaldon që nuk qëndron shumë prapa tij, transmeton Periskopi.

Dyshja ka reputacion të madh në fushë dhe në botën e marketingut, derisa Messi ka punuar me kompani gjigante si “Adidas”, “Mastercard” dhe “PepsiCO” vitin e kaluar.

Messi dhe Ronaldo përcillen nga Neymar, Paul Pogba dhe Andres Iniesta, me këtë të fundit që po vazhdon të jetë një ndër përfituesit më të mëdhenj pavarësisht se luan në Japoni.

Alexis Sanchez, Kylian Mbappe, Mesut Ozil, Oscar dhe Antoine Griezmann gjithashtu janë pjesë e top dhjetëshes. /Periskopi.com/

p1ddntaml8v696d2136d1sphsc29.jpg

Shpërndaje në: