Forca Detare e Shqipërisë trajnon zhytësit e FSK-së

Periskopi.com Lajme

Zhytësit e Forcës Detare të Republikës së Shqipërisë kanë kryen trajnime njëjavore në Pashaliman me zhytësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau pamje nga ky trajnim duke u shprehur se aty marrin pjesë profesionistët më elitarë të këtij specialiteti në vendin tonë.

“Zhytësit e Forcës Detare, profesionistët më elitarë të këtij specialiteti në vendin tonë, pas trajnimit periodik të zhytësve të Policisë së Shtetit, nisën traditën e trajnimit dhe bashkëpunimit edhe me zhytësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, theksoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

“Gjatë trajnimit njëjavor në Pashaliman, u zhvilluan zhytje ambientuese me arritje të thellësi deri në 3-12m, kërkim me mbështetje nga gomonia, orientim me busull dhe format e kërkimit me pamje kufizuese, eliminimi i pengesave gjatë kërkimit nën ujë, etj”, shtoi Peleshi.