Forcat jemenase sulmojnë me raketa rafinerinë e naftës në Arabinë Saudite
Forcat jemenase kanë sulmuar me raketë një rafineri të naftës në provincën Janbea të Arabisë Saudite.
Kanali televiziv Al-Masira News njoftoi se njësitë raketore të ushtrisë dhe komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit të shtunën pasdite kanë hedhur një raketë në drejtim të rafinerisë së naftës në provincën Janbea të Arabisë Saudite.
Burimet ushtarake të Jemenit kanë thënë se raketa kishte goditur objektivin e caktuar. Forcat e ushtrisë së Jemenit të shtunën në mëngjes gjithashtu kanë sulmuar me raketa një qendër të forcave mercenare saudite në provincën Al-Xhuf në veri të Jemenit dhe si pasojë janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra forca mercenare saudite.
Ushtria e Jemenit ka sulmuar gjithashtu bazat e ushtrisë saudite në rajonin Al-Khadra në provincën Nexhran në jug të Arabisë Saudite. Ushtria dhe komitetet e rezistencës popullore të Jemenit kanë deklaruar se këto sulme janë kryer në kundërpërgjigje ndaj agresionit të forcave saudite gjatë ditëve të fundit.



