Formacionet zyrtare: Izrael – Shqipëri

Formacionet zyrtare: Izrael – Shqipëri

Shqipëria do të përballet sot me Izraelin në kuadër të Ligës B të Kombeve.

‘Kuqezinjtë’ kanë udhëtuar në transfertë për ndeshjen luhet me fillim nga ora 20:45.

Shqipëria e cila ndodhet në vend të fundit ka mundësi të marrë kreun e grupit nëse fiton të dy ndeshjet, me Izraelin jashtë dhe Islandën në “Air Albania”.

Mundësia e dytë është një fitore ndaj Izraelit me më shumë se dy gola dhe më pas në “Air Albania” do të mjaftonte edhe një barazim.

Para fillimit të takimit janë publikuar formacionet zyrtare.

Shpërndaje në: