Formacionet zyrtare: Shqipëri – Islandë

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Shqipërisë dhe Islandës, duel ky në kuadër të rundit të fundit për edicionin e sivjetëm në Ligën e Kombëve.
Djelmoshat e trajnerit, Edi Reja duhet të fitojnë më patjetër nëse dëshirojnë qëndrimin në grupin e dytë të Ligës B, shkruan Periskopi.
Takimi zhvillohet në stadiumin ‘Air Alabania’ dhe presim një paraqitje të mirë të ekipit shqiptar.
Më poshtë edhe formacioni zyrtar i shqipërisë:
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ismajli, Veseli, Lenjani, Ramadani, Gjasula, Abrashi, Uzuni, Cikalleshi, Bajrami.