Formacioni i L’Equipes për fazën e grupeve në CL është thjesht i çuditshëm, vështirë të pajtohemi me të

Formacioni i L’Equipes për fazën e grupeve në CL është thjesht i çuditshëm, vështirë të pajtohemi me të

Faza e grupeve në Champions League për edicionin 2019/20 tashmë ka përfunduar.

Ishte një tjetër episod me përplot aksion në elitën e futbollit evropian, me Ajaxin dhe Interin që befasisht u eleminuan në këtë fazë të kompeticionit, transmeton Periskopi.

Në këtë vit kemi parë gjithashtu emra të tjerë duke rrëmbyer vëmendjen, përveç dyshes së zakonshme; Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Robert Leëandoëski shënoi dhjetë gola në gjashtë ndeshje, Erling Haaland shënoi tetë në gjashtë, ndërsa Serge Gnabry realizoi katër në një ndeshje kundër Tottenhamit.

Messi dhuroi disa paraqitje brilante kundër Interit dhe Borussia Dortmundit në “Camp Nou”, por Ronaldo ka qenë vetëm hije e vetes së vjetër në Champions League.

Kështu, superylli portugez nuk përfshihet në “Formacionin e Grupeve” të “L’Equipe”, por befasisht nuk është as Messi.

Haaland dhe Gnabry, të cilët më herët kishin marrë vlerësime 10/10 nga e njejta gazetë për paraqitje tjera, gjithashtu nuk janë përfshirë derisa kjo përzgjedhje ka ngritur shumë vetulla.

Asnjë lojtar i Premier Leagues nuk merr pjesë, pavarësisht se katër skuadra angleze u kualifikuan në fazën tjetër.

Portier: Marc-Andre ter Stegen (Barcelona)
Mbrojtës i djathtë: Juan Cuadrado (Juventus)
Qendërmbrojtës: Thiago Silva (PSG)
Qendërmbrojtës: Kalidou Koulibaly (Napoli)
Mbrojtës i majtë: Jose Gaya (Valencia)
Mesfushor qëndror: Corentin Tolisso (Bayern Munich)
Mesfushor qëndror: Houssem Aouar (Lyon)
Mesfushor i djathtë: Kingsley Coman (Bayern Munich)
Mesfushor qëndror: Kingsley Coman (Bayern Munich)
Mesfushor i majtë: Emil Frosberg (RB Leipzig)
Sulmues: Robert Lewandowski (Bayern Munich)

Shpërndaje në: