Formacioni i mundshëm i Anglisë ndaj Shqipërisë, sulm i frikshëm
Shqipëria e trajnerit Edy Reja luan mbrëmjen e sotme ndaj Anglisë në stadiumin legjendar Wembley.
Kuqezinjtë kanë pak shpresa për të arritur vendin e dytë në grup, megjithatë kuqezinjtë mund të luajnë për prestigj pasi një rezultat pozitiv do t’i bënte të kishin vëmendjen e të gjithë opinionin sportive europian.
Ndërkohë, edhe Anglia ende nuk e ka siguruar matematikisht kualifikimin ndërsa në fushë trajneri Gareth Southgate do të hedhë në fushë më të mirët që ka në dispozicion. Kështu, në portë do ta nisë si titullar Jordan Pickford, ndërsa mbrojtja është me katër. Walker dhe Chilwell në krah ndërsa në qendër pritet jetë Stones dhe Maguire.
Sakaq, në mesfushë Henderson dhe Philiphs ndërsa pas sulmuesit kryesor Kane do të rreshtohet treshja Saka, Foden dhe Sterling.
Në këtë formë, repartin defensiv të Shqipërisë e pret një punë e vështirë duke qenë se bëhet fjalë lojtarë të kalibrit të lartë.