Formacioni i mundshëm i Dritës për ndeshjen ndaj Royal Antwerp

Formacioni i mundshëm i Dritës për ndeshjen ndaj Royal Antwerp

Drita kërkon historinë në futbollin evropian.

Skuadra kosovare do të përballet sot me skuadrën belge, Royal Antwerp.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë e dy skuadrave në kuadër të Ligës së Konferencës, pasi në të parën luajtën 0-0 në Belgjikë.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Tanimë dy skuadrat kanë bërë përgatitjet e fundit për këtë duel shumë të rëndësishëm, si për ekipin kosovar ashtu edhe atë belg.

Drita nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në formacion nga ndeshja e parë:Maloku, Blakqori, Balde, Limani, Krasniqi, Jashari, Baftiu, Broja, Muja, Ajzeraj(Selmani), Simonovski.

Shpërndaje në: