Formula 1 ka humbur një prej njerëzve më të mëdhenj, vdes legjendari Frank Wlliams

Formula 1 ka humbur një prej njerëzve më të mëdhenj, vdes legjendari Frank Wlliams

Bota e F1 është në zi për vdekjen e Sir Frank Williams. Themeluesi i skuderisë me të njëjtin emër, një nga figurat më përfaqësuese të Cirkusit, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Njoftimi është bërë nga vetë skuderia. “Me pikëllim të madh, në emër të familjes Williams, konfirmojmë vdekjen e Sir Frank Williams, themeluesit dhe ish-drejtorit të ekipit të Williams Racing”, thuhet në shënim. Williams u shtrua në spital të premten dhe vdiq të dielën në mëngjes.

Williams kishte themeluar Frank Williams Racing Cars në 1966 pas një karriere të shkurtër si pilot dhe mekanik. Në 1977, ai njoftoi formimin e Williams Grand Prix Engineering, që ende konkurron në F1. Ai ka vepruar si udhëheqës i ekipit që nga formimi i tij deri në shtator 2020.

“Williams është shumë i pikëlluar nga vdekja e themeluesit të saj, Sir Frank Williams – komentoi CEO i ekipit të Grove, Jost Capito -. Sir Frank ishte një legjendë dhe një ikonë e sportit tonë”. “Vdekja e tij përfaqëson fundin e një epoke për ekipin tonë dhe për F1 – vazhdoi ai -. Ai ishte unik, një pionier i vërtetë. Pavarësisht se u përball me vështirësi të rënda në jetën e tij, ai udhëhoqi ekipin tonë për të fituar 16 tituj botërorë, duke na bërë një ndër skuadrat më të suksesshme në historinë e sportit”.

“Vlerat e tij, të tilla si integriteti, puna në grup dhe pavarësia dhe vendosmëria e fortë, mbeten thelbi moral i ekipit tonë dhe përfaqësojnë trashëgiminë e tij, siç është emri i familjes Williams, nën të cilën ne drejtojmë me krenari – përfundoi ai -. Ne i qendrojmë pranë familjes Williams në këtë moment të vështirë”.

Shpërndaje në: