Foto e shumëpritur: J.Lo dhe Ben Affleck duke u puthur

Foto e shumëpritur: J.Lo dhe Ben Affleck duke u puthur

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck prej kohësh janë në qendër të shtypit rozë për shkak të rikthimit së bashku.

Dyshja shpesh ishin parë në shoqëri të njëri- tjetrit, por këtë herë burime pranë ‘Pagesix’ kanë siguruar konfirmimin nëpërmjet disa pozave intime.

Jennifer dhe Affleck teksa kanë dalë në një darkë familjare janë kapur nga paparacët duke u puthur dhe përqafuar me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se Jennifer dhe Ben filluan lidhjen në korrik 2002 ndërsa xhironin “Gigli”. Aktori i propozoi në nëntor të atij viti.

Shpërndaje në: