Fotografi nga falja e Bajramit në Vushtrri
Festa e Bajramit rëndon sjell energji pozitive tek besimtarët myslimanë si dhe tek anëtarët e konfesioneve të tjera në Kosovë.
Çka e karakterizon më së shumti këtë festë është falja e Bajramit, që bëhet në orët e hershme të mëngjesit dhe përcillet me pjesëmarrje të lartë të besimtarëve në këtë ritual.
Fotografi Bleron Çaka ka shpërndarë në Facebook disa fotografi profesionale nga momentet e faljes së Bajramit në një prej xhamive në Vushtrri.
Fotografitë janë bërë nga pozicione të ndryshme dhe sjellin emocionet e besimtarëve para dhe pas faljes së Bajramit. /Periskopi/















