Fotografi personal i Obamës kujton ikjen e refugjatëve nga Kosova në Bllacë

Periskopi.com Lajme

Fotografi personal i ish-presidentit amerikan Barack Obama, Pete Souza, ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku kujton fillimet e karrierës së tij me luftën në Kosovë.

Souza ka postuar një foto ku shihen refugjatët nga Kosova duke u larguar nga vendi i tyre drejt kufirit maqedon në Bllacë.

“Refugjatët e Kosovës duke ikur nga vendi i tyre hasin në rezistencë nga policët maqedonë në kufirin e Bllacës në vitin 1999”, shkruan ai.

Souza kujton kohën kur filloi karrierën në një gazetë të vogël në Kansas të SHBA’së. Një mik i tij, Mark Hinojosa, ishte aty. Së bashku punuan duke u ngritur lart në poztë deri sa Souza zuri postin e Redaktorit Ndihmës të editimit të fotografive në Chicago Tribune.

Ndërkohë, gjatë kësaj rruge, ai thotë se punoi edhe si fotograf zyrtar në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së Ronald Reagan.

Vlen të përmendet se mbi 150 mijë shqiptarë të Kosovës shkuan si refugjatë në Maqedoni të Veriut nëpër kampet e refugjatëve. Shumica e tyre kaluan nëpër kufirin e Bllacës. Shqiptarët janë trajtuar mjaft keq gjatë kalimit të këtij kufiri nga forcat maqedonase.

Bllaca u bë skena e një krize kur autoritetet maqedonase fillimisht refuzuan të pranonin një numër të madh refugjatësh, vetëm në rast se u jepej garanci se shtetet e tjera do të ndihmonin.

Sot ekziston treni muze që kujton ikjen e shqiptarëve në kohën e luftës në Bllacë

Shpërndaje në: