Fotografia ikonike e Kadri Zekës: Ishte e fundit dhe nuk e diti që po fotografohej

Periskopi.com Lajme

Bashkëpunëtori i ngushtë i Kadri Zekës, Ibrahim Kelmendi, ka kujtuar fotografinë ikonike, të cilën e kishte bërë vetëm dy ditë më parë Sylë Nuha.

Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi ka shkruar duke treguar momentin e shkrepjes së fotografisë së fundit, ku Syla shkepi këtë foto pa i marrë leje Kadri Zekës

“Në mengjesin e ditës se sotme u mbushen rrumbullak dyzet vjet, qysh kur Sylë Nuha bëri fotografim rastësor të Kadri Zekës, e cila, fatkeqësisht, rezultoi të ishte fotografia e fundit në rrojtjen e tij. Të premten e 15 janarit 1982, Kadriu, pasi kishte vizituar bashkëveprimtarë në disa qytete në Gjermani, vjen në Dyseldorf për vizitë “pune” – për të paralajmëruar bashkimin që pritej të ndodhte”, ka shkruar Kelmendi.

“Na ofruan strehim natën e të premtes Sylë e Vezire Nuha, edhe pse banesën e kishin tepër të vogël, sepse bujarinë e kishin të madhe”.

“Duke u përgatit për nisje, pasi mbaruam kafjallin, meqë Syla shfaqi gatishmëri te na dërgonte me auto, Syla shkrepi këtë foto, pa i marrë leje Kadriut, as pa paralajmërim. Ato ditë Syla kishte ble një “canon” të shtrenjtë dhe nuk përmbahej me fotografime, sepse dëshironte ta mësonte sa më shpejt përdorimin e aparatit”.