Fotografi i kryeministrit Hoti zë qytetarin krejtësisht në ajër në Dobroshevc (Foto)

Fotografi i kryeministrit Hoti zë qytetarin krejtësisht në ajër në Dobroshevc (Foto)

Kryeministri në detyrë publikon fotografinë ku duket një person krejtësisht në ajër derisa po kërcente nga njëra pjesë e urës në tjetrën. 

Kjo fotografi është shkrepur pas vizitës së Hotit në fshatin e Dobroshevcit në Drenas, ku është takuar edhe me kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovcin.

Ura e Dobroshevcit është ura e dytë e shembur nga vërshimet në Kosovë, pas asaj në Hajdoc të Kamenicës, përcjell Periskopi.

Por, kjo fotografi ka tërhequr vëmendjen e lexuesve pasi që personi që po kërcente pellgun me ujë është zënë nga fotografisti i kryeministrit derisa ishte krejtësisht në ajër. Natyrisht, për këtë kërcënim kohëzgjatja nuk mund të ketë qenë më e madhe se një sekond, ose edhe më pak.

Vërshimet në vend kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale./Periskopi 

Shpërndaje në: